Ish komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku ka udhëtuar drejtë Hagës, aty ku iu është përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale, raporton Ekonomia Online.

Lushtaku i cili do të niset në orën 11:55 për në Hagë është përshëndetur me familjarët dhe miqtë e tij.

Ai para gazetarëve ka thënë se nuk e dinë se në çfarë cilësie do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

“Jo nuk e di, pres me ditë kur të shkoj”, tha Lushtaku, raporton Ekonomia Online.

Ai ka pohuar se ka marrë telefonata nga shumë miq të tij.

“Pse është e ndalume, gjithë miqtë e mi shokët e mi, më kanë kontaktu”, u shpreh Lushtaku.

Lushtaku për në Hagë do të shoqërohet nga djali i tij Mërgim Lushtaku dhe deputeti i Kosovës, Milaim Zeka.

Ky i fundit tha se po shkon për shoqërim të Lushtakut, duke shtuar se beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së.

“Me vetë dëshirë po e shoqëroj gjeneralin, Sami Lushtaku. Unë besoj në luftën e pastër të UÇK-së”, u shpreh Zeka para medieve në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Ndërsa ish – komandanti tjetër i UÇK-së, Rrustem Mustafa, do të udhëtojë drejt Hagës, në orën 14:35. Lushtaku pritet të japë japë deklaratën e tij në Gjykatën Speciale ditën e mërkure, ndërsa Rrustem Mustafa ditën e hënë.

Lushta ka pranuar se fillimisht do të qëndrojë në Gjermani.