Lushtaku, i kundërpergjigjet Eurodeputetit Francez Aymeric Chauprade

 Mergim Lushtaku ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ku  iu  është kundërpërgjigjur deklaratës së eurodeputetit francez Chauprade, i cili kishte thënë se Kosova kurr nuk do të mund të hyjë në Europë.Lushtaku, në këtë reagim i ka përmendur bilancët e luftes pasojat, si dhë shkatërrimet që Kosova, ka pasur nga lufta e fundit.
Ja reagimi i plotë i Mergim Lushtakut:
Letër e hapur z. Aymeric Chauprade
‪”Reagim: Kosova ishte viktimë shekullore e Evropës, dhe duke parë gabimin e tyre ata mbështeten ndërhyrjen për të evituar spastrimin etnik të shqiptareve nga Krimineli Milloshevic dhe nga Forcat Kriminale të Aramtosuara Serbe!
Por me siguri që Euro-deputeti është i ndikuar nga Lobi Serbë në mënyrë direkte apo indirekte në paragjykimin e tij, gjithashtu edhe neglizhenca jonë për të vërtetuar së krimet janë bërë nga Serbet është rezultatet i një deklarate të tillë!
Unë apeloj të Institucionet përgjegjëse të Kosovës të bëjnë një reagim në Ambasadën Franceze, që të kritikohet një deklarim i pabazë e spekuluar i një diplomati që vjen nga Franca, e cila si Shtet mike ka bërë shumë për Kosovën në ’99 dhe më mbështetjen e saj për zhvillim të Demokracisë e formimin e institucioneve kredibile arritëm në pikën ku të shpallim Kosovën si Shtet të Pavarur në vitin 2008!
Apeloj të Ambasada e Francës në Kosovë të distancohet nga një deklarim i tillë, ne si Shqiptarë e Kosovës jemi kundër çdo Krimit, qoftë ai etnik, fetar, apo ekonomik! Por ne nuk duhet te luajmë rolin e Drejtësisë, kur ka institucionet përgjegjëse që dalin më një gjykim të tillë. Ju lutem si shtet mike, të tregoheni e drejtë sikur që jeni treguar në ’99 e në vazhdimësi!
‪#‎Rikujtim: Opinioni ndërkombëtar ende është shumë pak i informuar mbi krimet gjenocidale që janë ushtruar mbi popullsinë e Kosovës. “Regjistri i fëmijëve të vrarë, të pafajshëm dhe të paaftë për vetëmbrojtje është gati i pabesueshëm. Nga janari deri më 12 qershor 1999 janë vrarë ose evidentohen të zhdukur 1396 fëmijë, nën moshën 18-vjeçare, apo më tepër se 11 për qind e viktimave të përgjithshme te të vrarëve në Kosovë. Kjo statistikë për dhunën mbi fëmijët është më tragjikja në historinë e re të Evropës”. Sipas të dhënave të grumbulluara, në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1 741 femra, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2 261 dëshmorë. Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion banorë.
Bilanci i luftës në Kosovë Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999
– Vrasjet, masakrimet
– Dëbimi i popullatës shqiptare nga Kosova
– Varrezat masive
– Vrasjet e të rinjve, femrave, pleqve, fëmijëve, intelektualëve, etj.
– Dhunimet e femrave
– Rrëmbimi i të rinjve dhe të tjerëve, dërgimi dhe vrasja në Serbi.
– Helmimet
– Rrënimi i objekteve të banimit, objekteve ndihmëse, objekteve ekonomike, arsimore, kulturore, fetare etj.
Shkatërrimet e shtëpive dhe objekteve të tjera
Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589
Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358
Zyra të vendit: 71
Shtëpi kulture: 30
Biblioteka publike dhe shkollore: 93
Objekte shëndetësore: 123
Objekte fetare: 215
Kisha katolike: 5
Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101.
Pasojat e luftës
Okupimi klasik i Kosovës
Sjellja e forcave të mëdha ushtarake në Kosovë
Masakra të mëdha
Vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra.
Periudha janar 1998 – 12 qershor 1999:
Vrarë: 11.840 viktima nga Kosova,
– 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç.
– 296 fëmijë deri në 5 vjeç.
– 1739 femra
– 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare.
– 1450 banorë ende janë të pagjetur.
Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.
Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosove:
Janë dëbuar nga Kosova rreth 1 milion banorë
443.300 ishin vendosur në Shqipëri;
247.800 në Maqedoni,
69.300 në Mal të Zi;
21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100.
Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë
13.639 në Gjermani
7.581 në Turqi
5.829 në Itali
5.730 në SHBA
pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.
Besoj edhe këto do ishin pak si fakte për Euro-deputetin nëse punon me një agjendë tjetër!
Por shpresoj që z. Aymeric Chauprade, është një njeri intelektual më moral që nëse ka argumente dhe fakte do të kërkojë falje publike, pasi një deklarim i këtij lloji i prek të gjithë atë që pjesë e në gjenocidi të tillë por edhe gjithë Shtetin e Kosovës!”