Me krenari mbanë emrin e një prej luftëtarëve më të zot të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj jo vetëm që ka trashëguar trimërinë njësoj si edhe axha i tij, por ai është edhe një ushtar i FSK-së.

Sot, Luani ka ditëlindjen, ndërsa një urim për të i ka bërë edhe axha i tij, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka postuar një fotografi në llogarinë e tij Facebook, ku shihet bashkë me Luanin dhe Dautin, teksa ka shkruar: Urime ditëlindjen Luani i ri!

Madje në këtë përvjetor të Luanit janë mbledhur miq e familjarë të tij, për t’ia festuar atij ditëlindjen.

Ndryshe, Luani është djali i ish- heroit, gjeneral majorit, Shkëlzen Haradinajt./Indeksonline/