Lopa hyn në autostradë, përplasen 7 vetura

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Në aksident janë përfshirë 7 makina, ndërsa shkak mësohet se ka qenë futja e një lope në autostradë.

Loading...

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kasharit dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar , por vetëm dëme materiale në mjete.

Mësohet se 3 automjete që udhëtonin  në drejtim të Vorës dhe 4 automjete që kishin si destinacion Tiranën janë përplasur me njëra tjetrën, duke bllokuar qarkullimin.

Nuk dihet nëse lopa ia ka hedhur aksidentit, por ajo përfundoi e shtrirë jashtë autostradës. Lopa i kishte shpëtuar nga duart pronarit.