Lucas Moura padyshim që ishte heroi i kësaj ndeshje me 3 golat e shënuar në pjesën e dytë.

“Është e pamundur të shpjegoj se çfarë ndjej në këtë moment. Jam shumë, shumë i lumtur dhe krenar për shokët e mi.

Gjithmonë kemi besuar te ky moment, se ishte e mundur. Dhamë gjithçka dhe merituam këtë moment. Jemi një familje. Është e pamundur të shpjegoj.

Futbolli të jep momente që nuk mund t’i imagjinojmë. Duhet ta shijojmë këtë moment, ky është momenti më i bukur i jetës time.” /albeu.com/