Futbollistët e skuadrës nga Uellsi, The New Saints, kanë arritur në Prishtinë.

TNS do të luajë kundër Feronikelit në kuadër të ndeshjes së kthimit kualifikuese për Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta Olle.

Pasi njoftuan se arritën mirë e shëndosh në Kosovë, futbollistët e klubit uellsian treguan edhe për ngjarjen e veçantë që u ndodhi në fluturimin për Prishtinë.

Ata u takuan me një nënë kosovare dhe të birin e saj, të cilët bënë fotografi me futbollistët, raporton Olle.

Ariani po udhëtonte me nënën e tij, Visaren, në të njëjtin fluturimin me futbollistët e klubit uellsian. Me ndihmën e nënës fotografe, Ariani bëri disa fotografe me lojtarët e The New Saints.

Ndeshja e parë mes këtij klubi dhe Feronikelit në Uells përfundoi në barazim, 2:2. /Gazeta Olle/