Loja popullore Candy Crush Saga do të jetë e integruar në Windows 10

A ju kujtohen lojrat tradicionale në Windows si Solitare, FreeCall, Minesweeper? Microsoft ka vendosur që Windows 10 do të shtojë numrin e lojrave të instaluara paraprakisht dhe një ndër to është dhe ‘Candy Crush Saga’. Mund t’ju duket e çuditshme por ja që është e vërtetë. Candy Crash Saga, loja që ka pushtuar me miliona lojtarë anë e mbanë botës do të jetë pjesë e Windows 10. Këtë lajm e dha vet kompania me anë të një publikimi zyrtar.

Loading...

Microsoft ka deklaruar se Candy Crush Saga zhvilluar nga King do të instalohet automatikisht në kompjuter sapo të jetë shkarkuar versioni i ri i sistemit operativ Windows 10. Sigurisht që ky lajm ka gëzuar shumë përdorues. Ka një arsye që Candy Crush Saga është bërë aq e famshme dhe është luajtur nga miliona njerëz aq sa ka mundur ti kthejë ata në tepër të dhënë ndaj kësaj loje. Duke parë suksesin e Candy Crush deri më sot, ardhja e saj në Windows 10 do të jetë diçka pozitive për Microsoft.