Vajzat kur ishin të vogla dëshironin të bëheshin sikurse ‘Barbie’. Këtë vit lodra e famshme feston ditëlindjen e 60-të.

Saktësisht me 9 mars, bëhen 60 vite nga krijimi i lodrës, transmeton Indeksonline.

Në vitin 1959, në dyqanin internacional të lodrave në New York, ‘Barbie’ bëri debutimin e saj.

Lodra u krijua nga Ruth Handler, i cili ishte inspiruar nga vajza e saj për të bërë lodrën.

Emri i ‘Barbie’ është versioni i shkurt i emrit Barbara. Ajo u krijua që të iu tregoj vajzave të reja se mund të ëndërrojnë gjëra të mëdha./Indeksonline/