Na ndajnë më pak se 24 orë nga fillimi i ndeshjes që mund të jetë historike për futbollin e Kosovës dhe kampionin e Superligës së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Feronikeli e zhvillon nesër(e martë) ndeshjen e kthimit ndaj kampionit të Uellsit, The New Saints, në kuadër të raundit të parë parakualifikues në Ligën e Kampionëve.

Rezultati 2-2 nga ndeshja e parë padyshim që është në favor të ‘Niklit’, teksa përparësi tjetër është edhe fakti se kampioni i Kosovës është vendas.

“Me vetë faktin që Feronikeli i ka shënuar dy gola si musafirë është përparësi. Madje, edhe loja si vendas përparsinë e ‘Niklit’ e bënë ende më bindëse” – tha fillimisht për Gazetën METRO, analisti i njohur sporitv, Ardian Llumnica.

“Skuadra uellsiane ishte skuadër cilësore. Duke patur parasysh faktin që në ndeshjen e parë të dy gola i pranuan në fund të ndeshjes, atëherë kjo na bënë të kuptojmë që nuk duhet marrur si kundërshtar të lehtë. Ne e dijmë se Feronikelit i konvenojnë shum rezultate, por ata duhet të luajnë vetëm për fitore, sepse ky kompeticion dine që shpeshherë vlerat e përparësitë t’i kthej në zero”.

Në foto: Analisti sportiv, Ardian Llumnica.

Më tej, Llumnica tha se kampioni i Kosovës ka krijuar ritmin e tyre të lojës dhe se nuk duhet patur ndryshime në formacion, përveç ndryshimeve taktike.

“Feronikeli ka krijuar ritmin e tyre të lojës, ka vendosje dhe reparte që po funksionojnë mirë, kështu që nuk do të këtë ndonjë ndryshim në formacion. Ndryshimet pres të jenë taktike, e që kryesisht duhet të jenë në skema të goditjeve standarde” – ka thënë analisti Llumnica për Metron.

Me kualifikimin eventual Feronikeli do të bëhej skuadra më e suksesshme kosovare në garat evropiane dhe në të njejtën kohë do ta arrinte suksesin më të madh në histori të klubit.

Ndryshe, ndeshja mes Feronikelit dhe TNS zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim prej orës 20:45./gazetametro.net