Lladrovci takohet me përfaqësuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Flutura Avdiu pritën  në takim Kryetarin e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Ibrahimi, Sekretarin e Federatës, Valon Nikqi dhe përfaqësuesit e klubeve të volejbollit në Drenas.

Loading...

Në takim u  bisedua për mundësinë e bashkëpunimit për themelimin e Shkollës së Volejbollit ndërmjet Federatës së Volejbollit dhe Komunës së Drenasit si dhe mundësisë për ndërtimin e tereneve sportive për zhvillimin e lojës së Beach Volley.

Kryetari Lladrovci i falënderoi përfaqësuesit e Federatës dhe përfaqësuesit e klubeve sportive në Drenas duke  u ofruar mbështetje për realizimin e projekteve të përbashkëta ndërmjet Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe Komunës së Drenasit, në mënyrë që të krijohen kushte sa më të përshtatshme për zhvillimin e këtij sporti në komunën tonë.