Lladrovci takohet me arkitektin nga Drenas që punon në Austri, fton për bashkëpunim dhe ide kreative

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të martën ka pritur në takim arkitektin e suksesshëm, Kushtrim Hajdari i cili punon e vepron në Austri, me të cilin ka bashkëbiseduar për bashkëpunimin që mund ta kenë në fushën profesionale rreth arkitekturës.

Loading...

Kryetari Lladrovci ka njoftuar arkitektin Hajdari për punën dhe projektet e Komunës, për planet si dhe procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartat Zonale Komunale që janë në procesin e diskutimit publik dhe ka kërkuar bashkëpunim profesional.

Arkitekti Kushtrim Hajdari ka falënderuar kryetarin Lladrovci për takimin dhe është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar dhe për të dhënë këshilla profesionale që Drenasi të duket sa më mirë.

Kryetari Lladrovci ka inkurajuar të gjithë profesionistet që janë duke punuar e vepruar jashtë vendit, të vijnë për të bashkëpunuar me ide kreative për të mirën e gjithë Komunës së Drenasit.