Lladrovci: Pa maçorr nuk rri në shtëpi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka rrëfyer pjesë të përditshmërisë së tij në një intervistë dhënë televizionit 21 të dielën.

Lladrovci ka thënë se në shtëpinë e tij nuk qëndron pa një maçok, teksa ka prezantuar maçokun që e mban në shtëpi për publikun. Ai tregoi se fillimisht ky maçok ka qenë i egër, por me kalimin e kohës është zbut.

Loading...

“E kom zbut tu i qit ushqim, u kan e egër ksajde, masi m’iku ai maçorri i Rilindit, se e ka marr kur ka qenë dy javësh, kur ka qenë kotele. Edhe e kemi rrit, edhe ka qenë shumë i dashtun, u zbut i ka ardh vet n’shpi edhe u kan shumë i egër, tu i dhan me hangër, tu e përkdhel, tu e afru, e kena zbut edhe rrin me neve kshtu. Kështu që pa një maçorr nuk rrimë n’shpi”, tha Lladrovci.