Sot, kryetari i së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ndau mirënjohje postmortem për rapsodin Hashim Shala me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në kultivimin e këngës shqipe”.

Mirënjohjen e pranuan Mirlind Shala dhe Naim Shala, djemtë e këngëtarit Hashim Shala.

Hashim Shala lindi në vitin 1933 në fshatin Vërbovc të Komunës së Drenasit. Rapsodi Shala për shumë vite me radhë ishte mbledhës i folklorit shqiptar në anën e Drenicës, krijoi dhe kultivoi zhanrin e muzikës burimore folklorike dhe ishte pjesëmarrës në shumë festivale të muzikës burimore.

Rapsodi Shala ndërroi jetë më 19 shtator të vitit të kaluar në moshën 85 vjeçare.

Image may contain: indoor