Skuadra e Milanit pas pak minutash në do të takohet në një ndeshje miqësore me kampionin e Kosovës, Feronikelin.

Lojtarët e dy ekipeve kanë dalë në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për t’i bërë nxehjet në përgatitje për ndeshjen miqësore kundër Feronikelit.

Në tribunat e stadiumit pak para fillimit të ndeshjes është parë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Kujtojmë se Lladrovci asnjëherë nuk humb ndeshjet e Ferionikelit, ku luan edhe djali i tij Lapidari, i cili është kapiten i ekipit./Reporteri.net