Lladrovci: E rëndë ndarja nga Baca Adem (FOTO)

 

Loading...

Sot është varrosur Adem Demaci, simboli i rezistencës aktive në Kosovë.

Në këtë varrim pjesëmarrës ishin shumë personalitet të shquara të jetës politike.

Në mesine tyre edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se sot ishte një ditë e rëndë pasi u dan nga Baca Adem, i cili përfaqësoi një epokë të mishëruar dhe fisnikëruar nga idealet më sublime të rezistencës dhe dashurisë për popullin dhe atdheun

Postimi i Lladrovcit:

Sot, ia dhamë lamtumirën Bacës Adem.

Ishte ditë e rëndë e ndarjes për neve nga ai që përfaqësoi një epokë të mishëruar dhe fisnikëruar nga idealet më sublime të rezistencës dhe dashurisë për popullin dhe atdheun.

Baca Adem ishte epokë e mbushur me ideale lirie e bashkimi, sakrifice e rezistence, qëndrese e heroizmi, tolerance e mirëkuptimi.

Lavdi e përjetshme Baca Adem!

Fotografia e Ramiz Lladrovci