Kryetarët e komunave Skenderaj dhe Drenas, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci, kanë vizituar sot atelienë ku po punohet shtatorja e heroit Shaban Jashari, për Sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas.

Ja postimi i plotë i Lladrovcit:

Bashkë me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin, vizituam atelien ku po punohen tri shtatoret e Jasharajve.

Shtatorja madhështore e Bacit Shaban, tashmë ka marrë formë dhe mund të shihen qartë detajet. Burrëria, krenaria dhe qëndresa, për Mësuesin Shaban, janë tipare themelore.

Pas Bacit Shaban, fillon puna te shtatorja e Heroit Hamëz Jashari dhe Komandantit legjendar, Adem Jashari. Shprehim falënderim ndaj skulptorëve Ylber Krasniqi dhe Sabri Behramaj, për punën e shkëlqyer!

Fotografia e Ramiz Lladrovci

Fotografia e Ramiz Lladrovci