Liverpool në Beograd do të udhëtojë pa Xherdan Shaqirin

Klubi anglez i futbollit Liverpool ka vendosur të udhëtojë pa mesfushorin Xherdan Shaqiri në Beograd kundër nikoqirit Crvena Zvezda në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Loading...

Ndeshja Crvena Zvezda dhe Liverpool në program është të martën ndërsa skuadra nga “Anfield” njfoton se Shaqiri nuk është paraparë në ekipin që do të udhëtojë në Serbi “për t’iu shmangur çfarëdo shqetësimi që mund të shkaktohet lidhur me origjinën shqiptare të lojtarit”.

Shaqiri, lojtari i përfaqësueses zvicerane me origjinë nga Kosova, ndodhet në listën e futbollistëve të urryer të tifozëve në Beograd për shkak të mënyrës së festimit të golit të shënuar kundër Serbisë në Botërorin “Rusi 2018” ku Zvicra mposhti Serbinë.

“Kemi dëgjuar dhe kemi lexuar disa spekulime se si mund të pritet Shaqiri në Beograd, edhe pse nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Ne duam të shkojmë atje dhe 100 për qind të përqendrohemi në futboll dhe të mos mendojmë për gjëra tjera”, ka thënë trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp dhe shtoi se Shaqiri e ka kuptuar dhe pranoi një vendim të tillë.

Duke potencuar se Liverpool nuk dëshiron të dërgojë kurrfarë mesazhe politike, Klopp tha se ekipi i tij dëshiron të përqendrohet ekskluzivisht në lojë.