Lista e gjatë me yjet që Juventusi i ka transferuar falas

 

Juventus ka arritur para-kontratë me Aaron Ramsey, për t’iu bashkuar në fund të sezonit.

‘Bianconerët’ kanë shfrytëzuar mundësinë e nënshkrimit falas me reprezentuesin e Uellsit, i cili ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Arsenalin.

Pas përfundimit të këtij sezoni, rreth fundit të muajit qershor, Ramsey pritet të prezantohet te Juventusi, si blerja e radhës me 0 cent.

Ndër vite, Juventus njihet si skuadër që transferon lojtar që janë në përfundim të kontratës me kosto zero.

Verën e fundit, në formulën e njëjtë u transferua edhe Emre Can nga Liverpool, shkruan lajmi.net.

Por, nëse shkojmë pak vite më parë, vërejmë se falas Juventusi ka transferuar edhe Fabio Cannavaron në vitin 2009, Andrea Pirlon në vitin 2011, Paul Pogban në vitin 2012, për të vazhduar me Fernando Llorenten, Kingsley Coman, Sami Khedira dhe Dani Alves.

Vlen të ceket, se Paul Pogba i cili është transferuar falas, është shitja më e shtrenjtë në histori të Juventusit, kur në vitin 2016 për 105 milionë euro iu bashkua Manchester United./Lajmi.net/