Lirohet nga detyra ish-prokurori, Elez Blakaj

Presidenti i Kosovës, ka nxjerrë dekretin me anë të të cilit e ka liruar nga detyra ish-prokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Elez Blakaj.

Loading...

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar Besim Kajtazi, drejtor i zyrës ligjore në Zyrën e Presidentit.

Kajtazi ka shtuar se dekreti i është përcjellë Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ish-prokuori Blakaj kishte dhënë dorëheqje me 15 gusht. Disa ditë pas dorëheqjes Blakaj, përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, ka treguar arsyet e dorëheqjes së tij dhe për kërcënimet e presionet, që thotë se ka pasur gjatë kohës sa po hetonte rastin e veteranëve të UÇK-së.