Lirohet kameramanja hungareze që i rrëzonte migrantët derisa iknin nga Policia

TV xhiruesja hungareze Petra Lazlo e cila i shqelmonte dhe i rrëzonte refugjatët për t’i penguar në arratisje nga policia, në vendin Reske në afërsi të kufirit të Hungarisë me Serbinë në vitin 2015, është liruar me aktgjykim të plotfuqishëm, shkruan portali informativ hungarez hvg.hu.

Loading...

Sipas aktgjykimit të Kurijas, gjykata e shkallës së tretë në Hungari, veprimi i saj nuk mund të vlerësohet si mos durim i theksuar ndaj ndonjë komuniteti, gjegjësisht si vandalizëm.

Gjykata ka konstatuar se xhiruesja mund të gjykohet vetëm për prishje të rendit dhe qetësisë publike, mirëpo pasi incidenti ka ndodhur para tre vjetëve, rasti është parashkruar.

Gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë më herët e kanë dënuar xhiruesen Petra Laszlo me dënim me burg për tre vjet me kusht, për shkak se në fillim të shtatorit 2015 e ka goditur me këmbë një refugjatë i cili ishte me fëmijë në grykë.

Pas incidentit xhiruesja është pushuar nga puna.