Lirohet Jahir Demaku, Sylejman Selimi vazhdon të mbahet në burg

Gjykata Supreme e Kosovës ka liruar me kusht Jahir Demakun, ndërsa është hedhur poshtë kërkesa për lirim për Sylejman Selimit. Këtë lajm e ka bërë të ditur avokati i Selimit, Tomë Gashi.

Loading...

“Paneli për lirim me kusht sot e liroi Jahir Demakun por jo Sylejman Selimin… A thua pse?”, ka thënë Gashi.

“As sot nuk lirohet Gjenerali i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves Sylejman Selimi. Qartas në mënyrë të kundërligjshme dhe pa vendim gjyqësor për 136 ditë, Gjykata Supreme po e mbanë në burg Sylejman Selimin. Edhe tëntimi i sotëm për ta liruar me kusht dështoj pasi që nuk pati vullnet politik të atyre që thirrën në drejtësi”, ka shkruar mes të tjerash Gashi.

Ndryshe, sot Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbrojtësve të dënuarve në rastin e grupit “Drenica 2”, përkatësisht të dënuarve I.Th., S.D., N.D., D.D., F.D., B.D., Z.D., A.D.,  S.S., dhe kërkesa e përbashkët e të dënuarve F.D. dhe N.D., të ushtruara kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë që i ka shpallur ata fajtorë për veprën penale “krime të luftës”.