Limaj uron Akil Gjakovën për medaljen e artë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar xhudistin Akil Gjakova i cili ka arritur të shpallët kampion evropian në grupmoshën U-23.

Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se sukseset për xhudistët kosovarë nuk kanë të ndalur.

Loading...

Limaj ka thënë se me fitoren e sotme, Akil Gjakova, i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët.

Statusi i plotë i Limajt:

Sukseset për xhudistët kosovarë nuk kanë të ndalur. Sonte, Akil Gjakova i bëri krenarë të gjithë shqiptarët me fitoren e medaljes së artë në Evropianin U23.

Sportistët si Akili janë ambasadorët më të mirë të vendit të cilët po e ngritin lart flamurin e Kosovës kudo në botë.

Urime të përzemërta Akil!

Urime Kosovë!