Lily, kamera “selfie” që ju përcjell nga ajri

Kamera fluturuese e njohur si Lily Drone përdor teknologjinë e GPS për ta përcjellur subjektin, dhe e njëjta e ka ngritur konkurrencën në kinematografinë ajrore.

Shitjet e dronëve janë rritur që nga viti 2013 e tutje, dhe këto pajisje kanë zgjuar kurreshtjen e atyre që merren me kinematografi, posaçërisht ka ndikuar në fillimin e eksperimentimeve nga kinematografët amatorë me mundësitë e kapjes së pamjeve nga ajri.

Tani, një kompani amerikane ka zbuluar një dron që mundet vetëm të hudhet në ajër, dhe të programohet që të përcjell subjektin e caktuar, pa nevojën e konsolave tradicionale.

Kamera ‘Lily’ është pajisje e lehtë me kamerë HD, e cila përdor një kombinim të imazhit me GPS për të siguruar që targeti i saj është duke u filmuar.

Droni mund të programohet edhe të qëndrojë në pozitë të caktuar, të rrotullohet për tu mbajtur në fokus, përderisa edhe rrugëtimet tjera rrugore të dronit mund të planifikohen përmes aplikacionit mobil.

Lily nuk do të dal në shitje deri në shkurt të vitit 2016, kur do të shitet me një çmim prej 999 dollarëve, apo rreth 875 eurove.