LG vjen me katër telefona të ri

Kompania i njohur LG ka bërë publike edhe katër produkte të reja të cilat pritet t’i prezantoj në ngjarjen e Barcelonës më 1 mars.
Telefonat e mençur LG Magna, Spirit, Leon dhe Joy  së bashku me orën e LG Watch Urbane do të jenë produkte që tashmë janë bërë publike që do të prezantohen në Kongresin Botëror të Telefonave.
Këto modele vijën me specifika mesatare. LG Magna dhe LG Spirit vijën pothuajse me specifika të njëjta. Deri sa LG Magna vjen me një ekran 5 inç HD, procesorin 4-bërthamor 1.2 ose 1.3GHz me 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, baterinë 2540mAh, kamerën kryesore 8 megapikselë dhe me versionin Android 5.0 Lollipop. LG Spirit është i njëjtë në përjashtim të ekranit icili është më i vogël, 4.7 inç si dhe bateria me 2100 mAh.
Tjetri model është LG Leon që vjen me ekran 4.5-inç FWVGA, procesorin 4-bërthamor, 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme, kamerën kryesore 8 megapikselë, baterinë 2100mAh dhe platformën Android 5.0 Lollipop.
Ndërsa  LG Joy përmban ekranin më të vogël 4-inç, kamerën 5 megapikselë, baterinë 1900mAh dhe platformën e njëjtë si modelet tjera.
Për çmimet e këtyre modeleve mbete të shihet më 1 mars.