Lëv rinovon me Gjermaninë, trajner i Pancerave edhe në “Rusia 2018”

 

Federata gjermane e futbollit ka zbardhur projektin e ri me kreun e pankinës së Kombëtares. Siç bën të ditur gazeta “Bild”, trajneri Joakim Lëv do drejtojë Gjermaninë edhe në Botërorin “Rusi 2018″. Federata ka pranuar të rinovojë edhe për dy vite kontratën me Lëvin dhe stafin e tij, pra deri në vitin 2018.
Agjenti i trajnerit, Harun Arslan po shqyrton kontratën me federatën dhe brenda marsit pritet zyrtarizimi. Por, sipas “Bild” në kontratë pritet të vihet edhe një klauzolë e përbashkët pas “Euro 2016″ në Francë. E njëjta kontratë do jetë edhe për anëtarët e tjerë të stafit drejtues, asistentin Tomas Shnajder, trajnerin e portierëve Andreas Këpke dhe menaxherin Oliver Bierhof. Edhe pse kjo është shumë pranë zyrtarizimit, federata nuk ka pranuar të prononcohet për këtë fakt.