Disa këngëtarë e artistë të njohur në prag të zgjedhjeve kanë aderuar në partitë e tyre të preferuara, kurse disa të tjerë këto anime kanë vendosur ti mbajnë personale.

Jemi të rrethuar e kapluar nga vala e fushatave zgjedhore, çdo natë në programet televizive ka debate të njëpasnjëshme, por dikujt kjo puna e debateve politike nuk po i pëlqen, shkruan “Kosovarja”.

Edhe pse njihet si këngëtare patriotike, Leonora Jakupi mes politikës dhe futbollit zgjedh këtë të dytin.

Siç, duket debatet e përnatshme janë duke e irrituar këngëtaren, ajo kërkon që në vend të debateve të ketë futboll për natë.

E revoltuar nga kjo situatë Leonora shkruan: “Çfar debatesh . Pse nuk kemi futboll çdo natë??

Eh po, nuk do ishte keq sikur të kishte më pak debate e më shumë futboll.

Po ju si mendoni?./Kosovarja/.