Leonora Jakupi me mesazh emocionues për Sami Lushtakun

 
Këngëtarja Leonora Jakupi ka përkrahur Sami Lushtaku për shkuarjen e tij në Hagë, shkruan GazetaBlic.

Ai sot është nisur për atje ku do të paraqitet në Gjykatë.

Lushtaku para nisjes për në Hagë, ka deklaruar se ende nuk e dinë se në çfarë cilësie do të intervistohet.

Ai ka marrë mbështetje nga qytetarë dhe fytyra publike.

Ishte Leonora Jakupi, e cila ka shkruar në llogarinë e saj ‘Instagram‘,’ S’ka gjykatë që mund ta gjykoj luftën e drejtë për liri! Krenohemi me ty dhe bashkëluftëtaret e tu, Gjeneral’

Shikojeni postimin e saj: