Pasi e këndoi këngën e saj në koncert, Leonora Jakupi i bën Fjollës komentin e papritur.

Në koncertin tashmë shumë të përfolur që Fjolla Morina ka mbajtur mbrëmë në Skenderaj, ajo përveç këngëve të saj ka kënduar me publikun edhe refrenin e këngës së Leonora Jakupit, ‘A vritet pafajësia’.

E këto momente Fjolla i ka postuar në storiet e Instagramit të saj, duke etiketuar Leonorën dhe duke e quajtur ‘divë’, shkruan Gazeta Express.

Leonorës duket se i ka pëlqyer ky tribut që Fjolla i ka bërë, duke shkuar në postimet e saj për t’i lënë edhe koment.

Këngëtarja nga Drenica i ka shkruar: “Ma paske kallë Drenicën”, në foton ku Fjolla shihet pothuajse e zhveshur para publikut të mbledhur të cilët kryesisht ishin fëmijë.

Ky koment nga Leonora është bërë pak kohë pas performancës, pasi që Fjolla më pas i ka bllokuar komentet në postimet e saj, pas reagimeve të shumta që ka marrë për këtë paraqitje./Gazeta Express/