Lekaj: Rrugët janë të pastra në mbarë Kosovën

 

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka njoftuar se të gjitha rrugët në Kosovë janë të pastra, njofton Klan Kosova.

Përmes një statusi në Facebook, Lekaj ka thënë se këtë vikend qytetarët mund të udhëtojnë ku të duan sepse rrugët në mbarë Kosovën janë të kalueshme.

“Natyrën e bukur të Kosovës e ka hijeshuar edhe më shumë bora e ditëve të fundit. Këtë vikend mund të udhëtoni për në cilin rajon të doni, sepse rrugët i keni të pastra në mbarë Kosovën.

Që rrugët regjionale, nacionale dhe autostradat të jenë të sigurta për qarkullim edhe gjatë ditëve kur pati reshje të mëdha, u përkujdesën 14 kompani të kontrakturara bashkë me ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

Shijojeni borën, vikend të këndshëm!”, ka shkruar Lekaj.