Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook, se të gjitha kompanitë e kontraktuara janë duke punuar në pastrimin e rrugëve nga bora, njofton Klan Kosova.

Përveç kësaj, Lekaj bëri apel tek qytetarët që të kenë kujdes me shpejtësinë dhe të mos udhëtojnë pa pajisje dimërore.

“Në orët e para të mëngjesit jam informuar nga të gjithë menaxherët rajonal se kompanitë e kontraktuara janë duke punuar në pastrimin e rrugëve nga bora. 

Si rezultat, qytetarë të dashur, këtë të dielë mund të lëvizni lirshëm.

Kujdes me shpejtësinë dhe mos udhëtoni pa pajisje dimërore.

Vikend të këndshëm!”, ka shkruar më tej Ministri.