LDK, ka marrur qeverisjen në një situatë mjaftë delikate

Në shënimin e përvjetorit të 25 të themelimit të Forumit të Gruas së LDK-së, Mustafa ka thënë se LDK ka marrë qeverisjen në një kohë shumë delikate.
“Është një rol i rëndë, në një situatë shumë delikate dhe të ngarkuar me probleme e pakënaqësi”, ka thënë Mustafa.
“Lidhja Demokratike e Kosovës sivjet ka marrë një rol shumë përgjegjës në vendin tonë, drejtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Është një rol i rëndë, në një situatë shumë delikate dhe të ngarkuar me probleme e pakënaqësi. Por është një shans që ti ndihmojmë vendit tonë. Sepse politika nuk është akt i cili luhet vetëm në terrene të mira e të sheshitura, në të cilën ka hapësirë që gjithnjë të zgjidhen partnerët ashtu siç na pëlqen neve, por një shesh në të cilin duhet ti përshtatemi vullnetit të votës dhe hapësirës politike e cila është krijuar me këtë votë” ka shtuar  ai.