Shefi i grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, me të filluar seanca e sotme e Kuvendit, ka thënë që LDK-ja do ta lëshojë sallën e seancës. Kjo pasi që, sipas tij, dje në Kryesi mbledhja është caktuar pa ndonjë konsensus.

“Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dje u caktua seanca duke u përdorur fuqia e votës, dhe nuk pati kurrfarë konsensusi dhe për këtë ne sot do ta lëshojmë seancën e Kuvendit”, ka thënë ai.

No tags for this post.