Largohen 13 deponi ilegale në fshatrat e Skenderajt

Pas aksionit “Ta pastrojmë Skenderajn”, në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari, ka njoftuar për eliminimin e 13 deponive ilegale në fshatrat e komunës së Skenderajt.

Loading...

Postimi i kryetarit Jashari:

“Po vazhdon aksioni i pastrimit në gjithë Skenderajn, me mbështetje të kompanive të angazhuara me pajiset e veta motorike dhe me fuqi punëtore, të cilat kanë arrit t’i eliminojnë gjithsej 13 deponi ilegale, duke larguar mbi 290 ton mbeturina inerte dhe mbetje të tjera.

Fshatrat në të cilat janë eliminuar deponitë ilegale: Polac (1 deponi – 1.5 ton mbeturina inerte dhe të tjera), Tërnac (1 deponi – 4 ton ton mbeturina inerte dhe të tjera), Klinë e Epërm (2 deponi – 78 ton mbeturina inerte dhe të tjera), Kryshec (3 deponi – 66.5 ton mbeturina inerte dhe të tjera), Marinë (2 deponi – 32 ton mbeturina inerte dhe të tjera), Prekaz i Epërm ( 1 deponi – 17 ton mbeturina inerte dhe të tjera) dhe Lubovec (3 deponi – 78 ton mbeturina inerte dhe të tjera).

Më 2 nëntor do të zhvillojmë aksionin tjetër të pastrimit të komunës së Skenderajt, në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën””.​