Në një tubim të organizuar në praninë e familjarëve, drejtorit të Komunës, Ramiz Shala, deputetit të Parlamentit, Bekim Haxhiu, përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta, bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarëve, sot në fshatin Makërmal është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore, në nderim të kontributit në luftën çlirimtare të veteranit Zeneln Goxhuli, ish – komandant i Togut 4 të Brigadës 113 të UÇK-së, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar.

Në emër të kryetrait të Komunës, Bekim Jashari, të pranishmit i përshendeti drejtori për Gjeodezi, Kadastër e Pronë, Ramiz Shala, i cili e vlerësoi lartë figurën e luftëtarit Zenel Goxhuli.

Edhe bashkëluftëtarët e Zenelit folën për trimërinë e tij në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj