Një 60 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rrokullisjes me traktor nga bjeshka e Vodjullës mbi fshatin Uçë të Istogut.

Policia njofton se menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës F.H i lindur në vitin 1959.

Sipas njoftimit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’.

Hetuesit policor të Stacionit Policor në Istog kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë iu është liruar familjarëve.

Rasti mbetet nën hetim.

No tags for this post.