LAJMI I FUNDIT: Policia jep detaje nga grabitja e armatosur në Drenas

 

Policia e Kosovës në komunën e Drenasit, ka arritur ta identifikojë dhe më pas e ka arrestuar personin e dyshuar i cili nën kërcënimin e armës arriti të grabis një shumë të konsiderueshme parash në një institucion mikrofinanciar.

Këtë e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, Zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, e cila ka theksuar se arrestimi i të dyshuarit ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të qytetarëve me policinë.

”Reagimi i shpejtë i policisë dhe bashkëpunimi i mire me qytetaret ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. Aktualisht hetuesit policor në kordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, ka theksuar Ahmetyi./GazetaExpress