Mbrëmë rreth orës 23:30 ka ndodhur një plaçkitje me armë zjarri në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës.

Klan Kosova ka siguruar një video ku shihet njësia speciale duke i ndjekur personat e dyshuar për kryerjen e kësaj vepre.

Klani gjithashtu ka provuar ta kontaktojë Policinë për të marrë më shumë detaje rreth këtij rasti; mirëpo deri më tani nuk ka pranuar përgjigje.