Nxënësja nga Skenderaj, Alketa Mecini ka fituar medaljen e artë në Amerikë, në kuadër të garës “Genius Olympiad”, shkruan Drenica Press.

Fituesja e medaljes së artë,  Alketa Mecini,  për portalin Drenica Press bëri të ditur se në garën Genius Olympiad marrin pjesë 70 vende të botës, ku nxënësit paraqesin projekte të ndryshme për të ndihmuar botën në fushën e Shkencës, Artit, Teknologjisë,Muzikës dhe në fusha të tjera.

Mecini sqaron se kjo garë organizohet nga Terra Science and Education dhe është mbajtur në Univery of New York, ku janë paraqitu 1200 projekte, shkruan Drenica Press.

Lidhur me përmbajtjen e projektit të saj, Alketa Mecini, tha: “Projekti ynë i cili u paraqit në Genius Olympiad, paraqet një menyrë alternative për krijimin e antibiotikëve, duke përdorur bimët medicionale. Kjo metodë është përdorur në mënyrë që të parandalohet rezistenca ndaj antibiotikëve në trupin e njeriut. Bima medicionale që ne e studiuam ishte Achyranthes Aspera, bimë kjo që gjendet në natyrë me shumicë ne kontinentin e Azisë dhe Afrikës.”

Kujtojmë se Alketa Mecini ka qenë nxënëse e shkollës “Shaban Jashari” në Skenderaj, ndërsa tani vijon mësimet në Mehmet Akif./DRENICA PRESS/

No tags for this post.