Kv Drenica

Para pak ditësh KV Skenderaj për portalin Drenica Press bëri të qartë situatën e këtij klubi, ku tregoj se në mungesë të përkrahjes financiare ky klub do të shuhet. Por në momentet e fundit kompania Drena është bërë sponsori kryesor i këtij klubi, duke shpëtuar pa u shuar klubin më të sukseshëm të Drenicës dhe njëherit kampionin  e shumëfisht të Kosovës “KV Skenderaj”, shkruan Drenica Press.

Me këtë rast klubi KV Skenderaj ka falenderuar kompaninë Drena për përkrahjen financiare. Me këtë rast klubi KV Skenderaj tha: “Para pak ditësh klubi më i suksesshëm në komunën e Skenderajt, KV “Skënderaj” në mungesë të mbështetjes financiare veç kishte njoftuar se klubi i vetëm i volejbollit për femra i KV ”Skënderaj” veç ishte dorëzuar në mungesë të mjeteve financiare.

Zakonisht në ditë të vështira, gjenden edhe njerëz e kompani që bëjnë zgjidhje dhe i dalin në mbështetje së drejtës. Duke na nxjerrë nga situata, për të mos na humbur shpresën e së ardhmës. Kështu, pas disa bisedimesh me presidentin e kompanisë Drena – Rukolli, z. Rrustem Rukolli dhe kryetarit të KV.”Skënderaj” z.Agron Istogu, sot u arrit një marrëveshje e kënaqshme për klubin. Tashmë kompania në fjalë do të jetë sponsor gjeneral i klubit. KV “Skënderaj” nuk i mbetët tjetër, pos ta falënderoj përzemërsisht këtë kompaninë në fjalë. E cila në situatën më të vështirë për klubin, i erdhi në ndihmë dhe do t’i mundësoj zhvillimin e kampionatit.

Gjithashtu i falenderojmë të gjitha lojtarët për përkushtimin dhe besnikërinë e treguar ndaj klubit. Më këtë, KV “Skënderaji” u hyn garave me optimizmin më të madh. Si dhe pretendimit serioz për titullin kampionit , si dhe të dal fituese e Kupës së Kosovës. Edhe kryetari i Komunës z. Bekim Jashari shprehet i lumtur me rastin e gjetjes së sponzorit për Kv Skenderaj. Njeherit premtoj qe edhe komuna brenda mundësive të veta. Do ta ndihmoj në tejkalimin e kësaj situate ne te cilin gjendet ekipi ynë. Kryesia e klubit KV “Skënderaji”. Dëshiron raporte sa më të mira me komunën e Skenderajt dhe sidomos me Kryetarin e Komunes z. Bekim Jasharin, dukë e kërkuar edhe mbështetjen e tij. Pasi që klubi ynë është dhe mbetet tash për tash nderi i saj.”/DRENICA PRESS/

 

Lajmi i Fundit nga Drenica: Kompania “Drena” shpëton pa u shuar në momentet e fundit “KV Skenderajn”, klubin më të suksesshëm të Drenicës (FOTO)