Skuadra e Feronikelit është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Nikli është mposhtur 1-0, në Fadil Vokrri, nga skuadra uellsiane, TNS.

Një gol i shënuar nga Ebbe ka mjaftuar për skuadrën TNS që të kaloj tutje.

Kështu pas dy ndeshjeve ‘Nikli’ eliminohet me rezultat, 2:3.

Feronikeli me këtë humbje eliminohet nga Liga e Kampionëve, por kalon në Ligën e Evropës.

Kundërshtar i radhës tashmë për Feronikelin do të mësohet gjatë ditës së nesërme.

Humbësi i ndeshjes, Slovan Bratislava – Sutjeska, pritet të jetë kundërshtari i Kampionit të Kosovës me 25 korrik.