Lajmi i fundit: Feronikeli transferon një brazilian (foto)

Mesfusha e Feronikelit është përforcuar me ardhjen në klub të brazilianit, Jean Agostinho da Silva, i njohur si Jean Carioca.

Loading...

Ardhja e tij shënon transferin e parë ndërkombëtar të Feronikelit për këtë sezon.
Carioca ka nënshkruar kontratën dhe ditëve në vijim do të bëhet prezantimi i tij në fanellën e klubit.

Përvoja e tij do të jetë vlerë shtesë për ekipin.
Carioca ka luajtur për disa skuadra, përfshirë Tigres do Brasil, CRB, Potiguar, ABC FC, Tombense, Botafogo, Ponte Preta, Figueire, Skoda Xanth, Torreense, XV de Piracicaba, Alagoano, Treze, FK Kukësi dhe URT.

Fotografia e KF Feronikeli