/foto ilustrim/   Mbrëmjen e së shtunës në hyrje të Suharekës ka  ndodhur një vetaksident si pasojë e të cilit tre persona kanë mbetur të lënduar. Gjendja e dy prej të lënduarve vazhdon të jetë e rëndë.

Të lënduarit në aksidentin në Suharekë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Mjeku kujdestar, Naser Syla, ka treguar për Gazetën Express se gjendja e të lënduarve është e rëndë.

“Janë ende në gjendje të rëndë. Njëri prej tyre është në emergjencë ndërsa tjetri në mjekim intensiv. Po vazhdon mjekimi I tyre nga ana e mjekëve”, ka treguar Syla.

Lidhur me këtë kanë dhënë informacione nga Policia e Kosovës, duke treguar se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe.

“Me datë 14.09.2019 rreth orës 22:50 deri të aksidenti kishte ardhur deri sa vozitësi me veturën VW Golf 4, ngjyre e kaltër me targa vendore  ishte duke lëvizur ne rrugën Duhel-Suhareke dhe me te arritur ne hyrje te Suharekës, duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes  humb kontrollin e lëvizjes, ku ana e djathte e veturës del jashtë rruge ne te djathte ku e godet mbrojtësin nga metali te urës  dhe përplaset me anën e djathtë te automjetit duke rene ne një lartësi rreth 2 metra poshtë. “

“Si pasoje e aksidentit vozitësi dhe dy pasagjeret me auto ambulancë dërgohen ne qendrën emergjente te Prizrenit dhe sipas mjekut kujdestar kanë pësuar lëndime te renda trupore dhe dy nga te lënduarit dërgohen ne QKU ne Prishtinë për tretman te mëtejme kurse njeri ndalet për tretman mjekësor ne spitalin e Prizrenit.”

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti është nen hetime si aksident trafiku me lëndime te renda.”, u shprehë togeri Shaban Osmanollaj për Indeksonline.