LAJMI I DITËS, JUVENTUSI E DO FANTAZISTIN E KOSOVËS

 

Historia e tij është mes talentit gati për të shpërthyer dhe personalitetit e karakterit tepër të vështirë.

Një egocentrik dhe mendjemadh që për këtë arsye ka mbetur në vend. U duk sikur në Gjermani kishte lindur një yll futbollistik dhe Schalke 04 do të vendoste edhe klauzolën e famshme pretj thuajse 50 milionë eurosh, por djaloshi me origjinë kosovare i lindur në Osnabryk jo vetëm që nuk do të bënte hapa përpara, por do të niste një kalvar të gjatë huazimesh e transferimesh, nga Gjermania në Austri, nga Austria në Holandë, aty ku sot vesh fanelën e Ëillem II.

Nuk e keni gjetur ende personazhin? Po flasim për Donis Avdijaj, që është pjesë edhe e kombëtares së Kosovës dhe, në kohën kur telefonata nga Shqipëria mbërriti në celularin e tij, u përgjigj me një “jo, faleminderit”. Mendonte të luante me Gjermaninë, por kështu nuk ndodhi.

Pas Schalkes, që nuk besoi më te djaloshi, dyert e Sturm Graz u hapën për të, ndërsa më pas Roda dhe tani Ëillem II: 8 gola dhe 6 asiste në 17 ndeshje mes Eredivise dhe kupës kombëtaren kanë kthyer disi në nivelet e dikurshme fantazistin.

Por, sipas asaj që shkruajnë mediet italiane dhe “Calciomercato”, interesimi i radhës nga ardhur nga një big e Serisë A, Juventusi.

Palët janë takuar në fund të vitit të shkuar, pra në dhjetor, teksa kanë diskutuar për mundësinë që ai të vishet bardhezi. Por, kujdes, jo me ekipin e Massimiliano Allegrit, por me Juventusin U-23, që stërvitet në Vinovo e jo Kontinasa.

Në qëllimet e trajnerit të bardhezinjve, që marrin pjesë në Serinë C, pra kategoria e tretë, gjeometritë e Avdijajt, që është vetëm 22 vjeç dhe ka ende rrugë për të bërë, janë të rëndësishme. Kontrata e tij skadon verën që do të vijë, ndaj edhe mund të transferohet me parametra zero.

Avdijaj me Kosovën ka luajtur gjashtë ndeshje dhe shënuar dy gola.