Klubi AS Monaco në web faqen e saj zyrtare bëri të ditur se do të organizohen ditët e detektimit në Kosovë.

https://www.asmonaco.com/las-monaco-soutient-une-initiative-originale-de-detections/

AS Monaco, klub i cili ka qenë tetë herë kampion francez, u dallua për performancën e saj të shkëlqyer gjatë sezonit 2016-2017 duke depërtuar deri në gjysmë finale të Ligës së Kampionëve dhe duke fituar titullin e kampionit Francez.

Qëllimi i këtyre ditëve të detektimit të quajtura “AS Monaco Football Camps” është zbulimi i talentëve të rinj në futboll duke synuar një përfshirje sa më të gjerë kundrejt një pagese simbolike.

Aplikimet për pjesëmarrje janë të hapura për të gjithë të rinjtë të lindur në mes viteve 2001-2009 dhe disa prej pjesëmarrësve do të kenë mundësinë të vizitojnë Monakon, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit AS Monaco.

Ky proces do të organizohet nga “Kosova Talent” e cila sipas klubit AS Monaco ka zhvilluar një sistem inovativ të vlerësimit të performancës së çdo lojtari.

Për më shumë informata rreth aplikimit dhe të gjithë procesit mund të vizitoni web faqen zyrtare te organizatorit Kosova Talent: http://aplikimi.kosovatalent.com/registration