Lajm i mirë për fshatra të Skenderajt, po pajisen me shporta të mbeturinave

Në kuadër të përgjegjësive dhe kompetencave të saj, Drejtoria për Shërbime Publike e Komunës së Skenderajt, në funksion të përmbushjës së planit vjetor të punës, është duke realizuar aktivitetin e shpërndarjes së kontejnerëve për mbeturina nëpër disa fshatra të komunës së Skenderajt.

Loading...

Projekti i kontejnerëve, që është dhuratë e GIZ-it gjerman për Komunën e Skenderajt, ka për qëllim të kontribuojë në ruajtjen e ambientit të pastër, duke ndërgjegjësuar publikun, repsektivisht qytetarët, që mbeturinat të hudhën në vendin e caktuar.

Në gjithë territorin e Komunës së Skenderajt janë 1300 kontejnerë, të cilët janë shpërndarë në fshatrat e Skenderajt.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ibush Hetimi, duke e vlerësuar mbështetjen e GIZ-it gjerman, ka theksuar se, vendosja e kontejnerëve nëpër fshatrat e komunës së Skenderajt, kontribuon në ruajtjen e ambientit.

Komuna e Skenderajt kohë më parë ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me GIZ-in gjerman, për të realizuar projektin për trajtimin e mbeturinave, që ka për qëllim përmirësimin e gjendjes së ambientit në të ardhmen.

Sipas drejtorit Hetemi, shumë shpejt pritet të nënshkruhet një memorandum tjetër bashëpunimi mes Komunës së Skenderajt dhe GIZ-it, për pajisje me 3 kamionë për grumbullimin e mbeturinave.