Lajm i mirë për Dortmundin, Reus kthehet në fundjavë

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus, nuk vuan nga një lëndim serioz.
Lojtari gjerman i cili u lëndua pas vetëm 20 minutash lojë në ndeshjen kundër Dinamo Dresdenit në kuadër të Kupës së Gjermanisë, të martën, nuk vuan nga një dëmtim i rëndë.
Sipas “Eurosport Germany”, testet e para kanë përjashtuar rrezikun se Reus ka pësuar një lëndim të natyrës së rëndë.
Njoftimet e para sugjerojnë se ai do të jetë në dispozicion të ekipit për ndeshjen e kthimit kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve.
Madje, ai mund të luajë edhe në ballafaqimin me Hamburgun në fundjavë, në kuadër të Bundesligës.