FC Ballkani dhe Sami Sermaxhaj kanë ndarë rrugët ende pa u mbushur një vit nga bashkëpunimi i tyre, shkruan Gazetasheshi.com.

Rezultatet jo shumë të mira kanë qenë faktor determinues për ndërprerjen e bashkëpunimit, siç e quajnë drejtuesit e klubit therandas.

Lajmin për ndarjen e parakohshme e kanë konfirmuar drejtuesit e klubit “protokallinj” përmes një njoftimi për shtyp.

“Pas bashkëpunimit disa mujor me trainerin Sami Sermaxhaj,sot kemi shkëputur bashkëpunimin.

Shkëputja e marrëveshjes është bërë me marrëveshje të dy anëshme,pasi mungonin rezultatet e pritura nga klubi.

FC Ballkani i uron trainerit Sami Sermaxhaj sukses dhe falenderon për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme”.

Sermaxhaj kishte zëvendësuar Bekim Shotanin në stolin e Ballkanit, i cili ishte larguar pas vetëm tre javësh.

Aktualisht Ballkani ndodhet në pozitën e tetë më 32 pikë dhe po lufton për ti ikur barazhit.

Gjithashtu në mesjavë Ballkani do të takohet me Feronikelin në kuadër të gjysmëfinales së DigitAlb Kupës./Gazeta Sheshi/