Laboratori i heroinës në Has, në pranga edhe një biznesmen turk

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me laboratorin e Heroinës në Has.

Loading...

Raportohet se në pranga ka përfunduar edhe një biznesmen turk, duke e çuar në 6 numrin e të arrestuarve.

Pronari i shtëpisë ku u gjet laboratori, shtetasi Xhevit Shuti ka thënë se ka pasur kontakte me një person për shfrytëzuar ambientin për përpunimin e bimëve medicinale, por refuzon të thotë emrin e tij.

Ndërkaq turku i arrestuar rezulton të jetë një biznesmen në fushën e tekstileve. Ai kishte njohje me Xhevit Shytin i cili ka qenë i arrestuar në Turqi për trafik narkotikësh.

Kujtojmë që laboratori i drogës u gjet në një fshat me më pak se 100 shtëpi. Dhjetëra persona janë shoqëruar në Polici për të marrë dëshmi mbi laboratorin, por shumica prej tyre kanë thënë se nuk kishin dijeni dhe nuk kanë parë asgjë të pazakontë.

Dyshohet se familja Shyti është e lidhur me trafikantë jashtë Shqipërisë dhe siguronte lëndën e parë për përgatitjen e heroinës në laborator. Dyshohet që aktiviteti të jetë i shtrirë edhe në vende të tjera, dhe financuesi kryesor mund të jetë në emigracion.