Labinot Tahiri përplaset me qytetarë pasi dorëzon pasaportën

Duke u parë si improvizim, shumë qytetarë e kanë komentuar veprimin e deputetin Labinot Tahiri për dorëzimin e pasaportës si shenjë revolte ndaj mosliberalizimit të vizave.

Deputeti i AKR’së, Labinot Tahiri, ka dorëzuar sot pasaportën e tij diplomatike, ndërsa kjo nuk është pritur pozitivisht nga shumë qytetarë.

Në një postim të Gazetës Express, deputeti Tahiri i është përgjigjur këtyre komenteve, duke u dhënë edhe njëherë arsyetim pse vendosi të heqë dorë nga pasaporta.

Gjeni pa ndërhyrje komentin e deputetit:

Faleminderit të gjithëve. Atyre qe po mundohen me e qit ne lloq nje gjest me pergjegjesi, le ta qesin vizen ne pasaporta dhe le te shkojne ne t dorzojne e mos te injorojnë!

Unë jam deputet dhe sa te jem i tilll ju jap pergjegjesi, sa te jem Kengetar i jap pergjegjesi : Nanes Grus Babes dhe femijeve te mi e ju bani hajgare se sipas juve une duhet me vdek per me ju than a aeshte mire. Skeni faj se ju kane rrejte me vend pune e me nga 10 vjet per Liberalizim, e për shume sene, ndersa unë as qe kam premtuar dhe e marr pergjegjesine ta izoloj veten se skam ftyre me shku nana dhe baba yt para ambasadave e unë me shetit me familjen time BO…N po vazhdoni se mire e keni pirolla ju qoft.

Juve qe keni kuptuar aktin tim dhe juve qe nuk e keni kuptuar, uroj qe ta shihni Kosoven qysh te ua do Zemra pamvaresisht se a jetoj ne kte vend ne te ardhmen a jo.

Me neve hyp se te vrava ose zhdryp se te vrava.

Diten e mirë.