Ky zyrtar i VV-së është nënkryetar i Komunës së Vushtrrisë

Besimi Muzaqi nga Lëvizja Vetëvendosje nga sot do të jetë në pozitën e nënkryetarit të Komunës së Vushtrrisë, pozitë e cila ka qenë pjesë e marrëveshjes së LDK-së dhe VV-së në Vushtrri për garën e balotazhit.

Muzaqi ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për të parin e Vushtrrisë në zgjedhjet lokale të këtij viti, por që nuk arriti të kualifikohej për pak vota në balotazh.

Detyra e Muzaqit si nënkryetar është pohuar edhe nga një fotografi që ky i fundit e ka postuar në rrjetin social facebook.